Përplaset aeroplani në Teheran, merr flakë

Përplaset aeroplani në Teheran, merr flakë

09:19, 14/01/2019
A+ Aa A-

Një Boeing 707 i Forcave Ajrore me 10 persona në bord është rrëzuar në Iran për shkak të kushteve të këqija të motit.

Ushtria iraniane njoftoi se aeroplani u rrëzua në aeroportin e Karajit, në perëndim të Teheranit.

Boeing u nis nga Bishkek, Kirgistan dhe mbante ngarkesë si edhe 10 persona në bord.

Aeroplani raportohet se nuk arriti të ulej në pistë dhe goditi rrethimin e aeroportit.

Ai u coptua dhe shpërtheu në flakë. Nuk ka raportime mbi viktimat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco