Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

May: Katastrofë nëse nuk mbështetet plani për largim nga BE

May: Katastrofë nëse nuk mbështetet plani për largim nga BE

06:36, 14/01/2019
A+ Aa A-

Kryeministrja britanike Theresa May, ka paralajmëruar ligjvënësit se dështimi për të mbështetur planin e saj për largim nga Bashkimi Evropian, do të ishte katastrofë për Britaninë, në prag të votimit në Parlament.

Ligjvënësit pritet të votojnë të martën, pas dështimit të votimit në dhjetor për shkak të mungesës së mbështetjes edhe nga vet partia e saj, shkruan REL.

May, duket se është duke e arritur mbështetjen e duhur, por ajo theksoi përsëri për mediat britanike se ligjëvënësit nuk duhet të dëshpërojnë popullin që votoi për Brexit.

“Ky veprim do të ishte katastrofë dhe i pafalshëm si dhe thyerje e besimit të demokracisë në vendin tonë”, tha May.

“Mesazhi im për Parlamentin këtë vikend është i thjeshtë: është koha të harrojmë lojërat dhe të bëjmë atë cfarë është e duhur për vendin tonë”, shtoi ajo.

Britania, vendi i pestë në botë më ekonominë më të madhe, duhet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars, sipas marrëveshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco