Brexit, May bën thirrjet e fundit për votim

Brexit, May bën thirrjet e fundit për votim

06:44, 14/01/2019
A+ Aa A-

Brexit ka sjellë një luftë shumë të fortë mes politikanëve në Mbretërinë e Bashkuar. Shumë deputetë nuk kanë qenë pro Brexit dhe e kanë kundërshtuar hapur vendimin.

Ata mendojë seBrexit do ta rrënonte ekonominë britanike, por shumë shpjet ka ardhur edhe reagimi i kryeministres Theresa May.

Një dështim për të braktisur Brexit do të ishte "një shkelje katastrofike dhe e pafalshme e besimit në demokracinë tonë", ka paralajmëruar May.

Duke shkruar në Sunday Express, znj. May kërkoi nga deputetët të mbështesin marrëveshjen e saj të Brexit  në votimin e përbashkët të së martës në Commons.

Duke mos vepruar kështu, paralajmëroi ajo, rrezikon që Mbretëria e Bashkuar të lërë BE-në pa ndonjë marrëveshje ose Brexit të mos ndodhë aspak.

Duke folur për votimin e së martës, ajo tha se marrëveshje e tërheqjes së Brexit do të ishte "vendimi më i madh dhe më i rëndësishëm që çdo deputet i brezit tonë do të kërkohet të bëjë".

BBC shkruan se Kryeministrja pritet të humbasë votën mbi marrëveshjen e tërheqjes së arritur me Bashkimin Evropian, gjë që se do të çojë në paralizën e Brexit.

Kujtojmë që Irlanda e Veriut një faktor i rëndësishëm në votim e ka kundërshtuar që në hedhjen e idesë Brexit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco