Rritet numri i viktimave nga shpërthimi nën Paris

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi nën Paris

02:31, 14/01/2019
A+ Aa A-

Vazhdon dhe rritet numri i të vdekurve nga shpërthimi në Paris. Tani numri ka shkuar në katër. Punonjësit e kërkim-shpëtimit gjetën trupin e një gruaje në rrënoja.

Dy zjarrfikës dhe një turist spanjoll u vranë gjithashtu në shpërthimin e së shtunës (12 janar) në një furrë buke pranë një zone të populluar.

Dhjetëra persona u plagosën në shpërthim. Ndërsa bizneset, ndërtesa e rrugët përreth u dëmtuan.

Shkaku i incidentit të rëndë raportohet të jetë aksidental.

Rreth 30 zjarrfikës u përfshinë në kërkim e një gruaje u shpall e zhdukur.

Ende nuk është konfirmuar nëse trupi i gjetur është i gruas së zhdukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco