Moti i ftohtë dhe reshjet e shumta të dëborës, 21 të vdekur në Europë

Moti i ftohtë dhe reshjet e shumta të dëborës, 21 të vdekur në Europë

11:27, 13/01/2019
A+ Aa A-

Dëbora e madhe dhe ortekët kanë ‘paralizuar’ pjesë të Evropës gjatë fundjavës, ndërsa numri i të vdekurve nga moti i ftohtë  ka shkuar në 21.

Resortet e skive janë mbyllur dhe fshatrat janë izoluar pasi dëbora bllokoi akset rrugore e linjat e transportit, si edhe dëmtoi linjat e energjisë.

Një helikopter ushtarak shpëtoi 66 adoleshentë në Austri të bolluar në disa shtëpi në mal për disa ditë. Në Zvicër, punonjësit kaluan disa orë duke hequr borën nga Hotel Saentisin Schëaegalp të premten pasi një ortek me gjerësi 300m u përplas në dritaret e restorantit. Tre persona u plagosën nga incidenti.

Dy persona që po bënin ski u vranë nga një ortek në malet e Pirin të Bullgarisë të premten dhe një shofer 48-vjeçar që po pastronte borën vdiq pasi ranë në një lumë në jug të Mynihut në Gjermani.

Pritet që stuhia e madhe e dëborës të vazhdojë nga mbrëmja e së shtunës deri të hënën në mëngjes dhe paralajmërimet për ortekë janë lëshuar për disa rajone duke përfshirë Tirolin në Austrinë perëndimore.

Të paktën 21 persona kanë vdekur për shkak të motit të ftohtë në Evropë që nga fillimi i Vitit të Ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco