40 vjet në arrati, i dënuar me dy burgime të përjetshme, arrestohet në Bolivi terroristi italian

40 vjet në arrati, i dënuar me dy burgime të përjetshme, arrestohet në Bolivi terroristi italian

09:48, 13/01/2019

Pas gati 40 vitesh nga arratisja e tij nga burgu, Cesare Batisit, terroristi italain i së majtës ekstreme është arrestuar në Bolivi. "Një triumf i demokracisë ndaj terrorizmit", është komenti i ambasadorit italian në Brazil.

Një skuadër speciale e Interpolit ku merrinn pjesë dhe agjentë të policisë italiane, pas 3 muajsh në kërkim kanë arrestuar në Bolivi terroristin italian Cesare Battisti, anëtar i grupit terrorist të së majtës ekstreme Proletarët e Armatosur për Komunizmit.

Ai është dënuar nga drejtësia italiane me dy burgime të përjetësomë me akuzën e 4 vrasjeve, njëri prej viktimave ishte agjent i Policisë së forcave speciale të Milanos.

Cesare Battisti arrestohet më vitin 1979 e më 1981 arratiset nga burgu i Frozinones falë dy shokëve të tij, të cilët të kamufluar me veshje policore mundin ta nxjerrin nga burgu.

 Terroristi italian arratiset fillimisht në Francë, më pas në Meksikë e së fundmi në Brazil ku më vitin 2009 i lejohet e drejta e azilit politik.

Italia gjatë këtyre viteve ka kërkuar disa herë ekstradimin e tij , gjë që nuk është pranuar nga ish Presidenti brazilian Lula.

Më tetor të 2018 gjatë fushatës elektorale, atëherë kandidat për President, Jair Bolsonaro, deklaroi se nëse zgjidhet, do të lejoj ekstradimin e Cesare Battistit në Itali.

Menjëherë  pas fitores së Bolsonaros, terroristi italian braktis pa lënë gjurmë banesën në Cananeia së bashku me familjen e fëmijët.

U deshën pothuajse tre muaj e gati 40 vite që Cesare batisiti t'i dorëzohet drejtësisë italiane.

Skuadra speciale e Interpolit e  ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në Bolivi ndërsa shëtiste në një rrugë të Santa Cruz de La Serra. Ishte maskuar me mjekër false e syze dielli e në momentin e ndalimit nuk kishte bërë asnjë rezistencë fizike.

Lajmi i arrestimit të tij u bë publik nga deputeti federal, djali i Presidentit brazilian Jair Bolsonaro. "Matteo Salvini, dhurata e vogël është nisru", shkruan ai në Tëitter.

Zëvendës kryeminsitr e ministri i brendshëm italian Matteo Slavini, ka deklaruar shpesh së një nga objektivat e punës së tij është dorëzimi sa më shpejt në duart  e drejtësisë italiane i terroristit Cesare Battisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco