Kanadaja kërkon 1 milion emigrantë të rinj, Trudeu i vendosur:  Ata forcojnë ekonominë

Kanadaja kërkon 1 milion emigrantë të rinj, Trudeu i vendosur: Ata forcojnë ekonominë

08:31, 13/01/2019
A+ Aa A-

Në një kohë kur Kanadaja ka shpalosur projektin e saj për 1 milion emigrantë të rinj në tre vitet e ardhshme, kryeministri kanadez Justin Ttrudeau u përball me pyetje direkt nga qytetarët në një takim në universitetin e Regina, se me këtë politikëj për emigracionin, a nuk i dukej se po vinte jetët e tyre në rrezik.

Burri që pyeti kryeministrin, tha se politikat e Kanadë kërcënonin lirinë, se islami dhe Krishterimi nuk përzjeheshin dhe se disa emigrantë donin t’i vrisnin kanadezët.

“Ata e kanë deklaruar haptazi se duan të na vrasin dhe ju po i lejoni ata”, tha burri.

Trudeau u duk i habitur, por iu përgjigj se kanadezët duhet të kishin besim tek sistemi. Ai tha se emigrantët ndihmonin për të forcuar ekonominë dhe për t’i bërë komunitetet më elastike.

“Zotëri, Kanadaja është një vend që është ndërtuar mbi emigracionin”, iu përgjigj Trudeau.

Parlamenti kanadez ka njoftuar planet për të shtuar më shumë se një milionë banorë të përhershëm në tre vitet që vijnë. Kjo përbën afro 1% të popullsisë së vendit në vit. Kanadaja mirëpriti më shumë se 286 mijë banorë të përhershëm në 2017-ën dhe projektohet që ky numër do të arrijë në 350 mijë lëtë vit. Dhe 360 mijë në vitin 2020. Dhe 370 mijë në vitin 2021.

Janë shumë emigrantë, apo jo?! “Falë të ardhurve që ne kemi mirëpritur në vite përgjatë historisë sonë, Kanada është zhvilluar më e fortë dhe më e gjallë siç e gëzojmë sot”, tha Ministri i Emigracionit të Kanadasë, Ahmed Hussen. Vetë ministri Hussen, një emigrant nga Somalia, tha se fluksi do të ndihmojë në kompensimin e popullsisë së plakur të Kanadasë dhe në nivelin e lindjeve, duke rritur fuqinë e saj punëtore.

Qëndrimi miqësor i Kanadasë nga banorëve të rinj vjen në një kohë kur shtete të tjera perëndimore, përfshirë SHBA-në, po zbatojnë politika më të rrepta të imigrimit.

Kanadaja dallohet si shtet që ofron mbrojtje të madhe për refugjatët./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco