Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kanadaja rihap programin për bashkim me prindërit apo gjyshërit më 28 janar

Kanadaja rihap programin për bashkim me prindërit apo gjyshërit më 28 janar

08:09, 13/01/2019
A+ Aa A-

IRCC , Departamenti Federal Kanadez, do të fillojë të shërbimin për ata që kanë shprehur interesin.

Programi i Kanadasë për Prindërit dhe Gjyshërit do të rihapet për  të ineteresuarit që japin garanci, duke filluar nga 28 janari, njoftoi më 11 janar qeveria federale.

Programi i njohur si PGP lejon qytetarët kanadaze dhe banorët e përhershëm mbi moshën 18 vjeç për të dalë garant për prindërit apo gjyshërit e tyre për qëndrim të përhershëm në Kanada.

IRCC,  departamenti për Emigracionin, Refugjatët dhe Shtetësinë në Kanada tha se brenda vitit 2019 do të futen në proces deri 20 mijë aplikime për prindërit dhe gjyshërit.

Çdokush që kërkon të japë garanci për t’i marrë atje prindërit dhe gjyshërit përmes këtij programi do të duhet së pari të plotësojë një shprehje interesi online, e cila do t’i vihet në dispozicion që nga 28 janari në mesditë me orën standarte lindore.

IRCC do të përpunojë formularët derisa të plotësohen 20 mijë aplikimet.

Kjo qasje e parë e pranimit të aplikimit zëvendëson procesin e dyshimtë të lotarisë së rastësishme. Shumë e kishin kritikuar loton e rastësishme si të padrejtë ndaj atyre që kishin qënë në pritje me vite për t’u dalë garant, prindërve dhe gjyshërve.

Të gjtihë individët që do të paraqesin një formular online, do të njoftohen nëse ata janë të futen në proces apo jo. Ata që pranohen për të aplikuar, do të kenë 60 ditë kohë për të dorëzuar një aplikim të plotë që përfshin të gjitha dokumentet mbështetëse./SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco