Stilolapsi regjistrues inteligjent i Kinës

Stilolapsi regjistrues inteligjent i Kinës

06:57, 13/01/2019
A+ Aa A-

Një stilolaps regjistrues inteligjent i një kompanie kineze u paraqit në Ekspozitën Ndërkombëtare të Pajisjeve Elektronike Shtëpiake (CES) në Las Vegas të ShBA-së. Ky stilolaps, i prodhuar nga "iFlytek", një kompani kineze e teknologjisë së informacionit, mund të pakësojë automatikisht zhurmën e sfondit gjatë regjistrimit të zërit dhe të bëjë njëkohësisht përkthimin mes gjuhës kineze dhe asaj angleze.

Rreth 1200 kompani teknologjike kanë ekspozuar shpikjet e tyre të reja në fushën e inteligjencës artificiale dhe robotikës.

CES-i, që zgjat katër ditë, është ekspozita më e madhe tregtare e produkteve dhe teknologjive të reja në industrinë e pajisjeve elektronike shtëpiake, duke tërhequr mbi 4500 ekspozues nga e gjithë bota./Li Huailiang, CRI.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco