Kanabisi fronti i debatit të ashpër i koalicionit qeverisës në Itali

Kanabisi fronti i debatit të ashpër i koalicionit qeverisës në Itali

16:26, 12/01/2019
A+ Aa A-

Kanabisi është bërë gjatë orëve të fundit, fronti i ri i debatit politik mes dy forcave të koalicionit qeverisës në Itali: Lidhja e 5 Yjet.

Dy senatorë të Lëvizjes 5 Yje Matteo Mantero e Lello Ciampolillo kanë dorëzuar në parlamentin italian dy draft ligje për legalizimin e kanabisit. Ne draft ligjin e parë lejohet kultivimi i 3 bimëve kanabis në banesë e mbajta e 15 gramë kanabis i thatë në shtëpi e 5 gramë në rrugë, ndërsa në draft ligjin e dytë autorizohet kultivimi i 4 bimëve kanabis në banesë , një prej të cilave të jetë me qëllim terapeutik e ndërsa 3 të tjerat rekrative.

Por kundër kësaj iniciative të senatorëve të Lëvizjes 5 Yje është shprehur Ministri i Brendshëm Matteo Salvini.

"Propozimi për legalizimin  e kanabisit nuk do të kaloj kurrë në parlamentin italian, pasi nuk është në kontrantën qeverisëse që kemi nënshkruar me 5 Yjet", ka deklaruar ai.

"Nëse ka parlamentarë që propozon legalizimin e kanabisit, i përgjigjem se nuk është prioritet i qeverisë e i programit qeverisës", thotë Salvini.

Ministri i brendshëm italian është shprehur se "mbrojtja e të rinjve nga varësia e drogës është një impenjim që duhet të bashkoj të gjithë kuadrin politik të vendit".

Kundër draft ligjit të legalizimit të kanabisit në Itali është dhe Partia Forca Italia me lider ish kryeministrin Silvio Berlusconi.

Deputetja e kësaj force politike Annagrazia Calabria thotë se "ajo që përkufizohet si përdorim rikreativ i kanabisit nuk është gjë tjetër veçse një rrezik i madh për brezat e rinj të cilët duhet të edukohen me kulturën e shëndetit e jo të shfrenimit."

Kundër legalizimit të kanabisit ka dalë dhe Ministri i Familjes Lorenzo Fontana.

"Më shumë se një draft ligj këto propozimi ngjajnë si provokime politike", thotë ai. Kjo temë nuk është në kontratën e qeverisë e as në axhendën e Lidhjes."

Pro legalizimit të kanabisit është dhe Partia Radikale e cila kujton një propozim të ngjashëm të saj,  bërë më vitin 2016 në Parlament pasi kishin mbledhur rreth 68 mijë firma pro kanabisit.

Ndërsa Partia Demokratike është e kujdesshme në deklarime.

"Nuk ka droga të serisë A o B, thonë deputetët e saj. Janë të gjitha të rrezikshme e është një temë e rëndësishme që kërkon një referendum popullor."

"Lulja e kanabisit në të kundërt nga alkoli e cigarja, nuk i ka bërë keq askush", shkruhet në një postim në blogun e ish liderit të 5 Yjeve Beppe Grillo. i cli shpreh kështu hapur qëndrimin e tij ndaj propizimit të bërë nga senatorët e forcës së tij politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco