BE kërkon nga ky shtet europian që të ndalojë dënimin me vdekje

BE kërkon nga ky shtet europian që të ndalojë dënimin me vdekje

10:42, 12/01/2019
A+ Aa A-

Shërbimi Evropian për Veprime të Jashtme i ka bërë thirrje Bjellorusisë që ta largojë dënimin me vdekje nga lista e dënimeve të mundshme për vepra penale, dy ditë pasi autoritetet bjelloruse e shqiptuan një dënim të tillë për një të dënuar për vrasje të dyfishtë.

Ky institucion i Bashkimit Evropian ka kërkuar që gjykatat e Bjellorusisë të shqiptojnë dënime më të lehta për personat e dënuar me vdekje. “Bashkimi Evropian shpreh ngushëllime të sinqerta për familjet dhe miqtë e viktimave. BE-ja është kundër dënimit me vdekje në çfarëdo rrethane. Ky dënim nuk është faktor që ndikon në rënien e krimit”, thuhet në deklaratën e lëshuar.

Në deklaratë kërkohet që të miratohet një moratorium për dënimin me vdekje si hap i parë për heqjen e plotë të tij. I dënuari më i fundit me këtë dënim ishte Alyaksandr Asipovich, i cili u shpall fajtor për vrasjen e dy grave në qytetin lindor të Babruyskut.

Bjellorusia ka qenë në qendër të kritikave të aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe vendeve të Bashkimit Evropian për shkak se është vendi i vetëm në Evropë që e zbaton dënimin me vdekje. Bashkimi Evropian për vite me radhë i ka bërë thirrje Bjellorusisë që t’i bashkohet vendeve që kanë shpallur moratorium për dënimin me vdekje, shkruan “Free Europe”


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco