Nis tërheqja e trupave amerikane nga Siria

Nis tërheqja e trupave amerikane nga Siria

03:29, 12/01/2019
A+ Aa A-

Koalicioni ushtarak në Siri, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka nisur procesin e tërheqjes së trupave, konfirmoi premten e 11 janarit, një zëdhënës i ushtrisë amerikane.

Koloneli Sean Ryan nuk dha hollësi të tjera specifike për tërheqjen.

“Procesi i tërheqjes sonë të kujdesshme nga Siria ka nisur. Për shkak të shqetësimit për sigurinë operacionale, nuk do të diskutojmë për kohën specifike, vendndodhjen apo lëvizjen e trupave", tha Ryan.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se koalicioni ka nisur ta ulë praninë në aeroportin Rmeilan, në provincën verilindore të Sirisë, Hasakeh.

Tërheqja e ShBA-së do t’i hapë rrugën Rusisë dhe Iranit. Për të garantuar aleatët, sekretari i Shtetit Mike Pompeo, po zhvillon një turne në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar më 19 dhjetor se do të bëjë tërheqjen e të 2,000 trupave amerikane nga Siria. Njoftimi i tij i ka befasuar aleatët dhe është kritikuar brenda administratës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco