Australia i jep azil vajzës saudite që iku prej dhunës në familje

Australia i jep azil vajzës saudite që iku prej dhunës në familje

12:09, 11/01/2019
A+ Aa A-

Australia ia ka dhënë statusin e azilantes vajzës 18-vjeçare nga Arabia Saudite, e cila ka thënë se është larguar nga familja nga frika se do ta vrasin. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet tajlandeze të imigracionit.

“Po, Australia ia ka dhënë asaj statusin e azilantes, por po presim të mësojmë se ku saktësisht do të shkojë”, tha shefi i policisë së imigracionit, Surachate Hakparn. Ai njoftoi se edhe Kanadaja ia ka afruar mundësinë e strehimit al-Qununit dhe se po e presin vendimin e saj.

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara i kishte bërë kërkesë autoriteteve australiane për mbrojtjen e saj, ndonëse ky institucion nuk kishte konfirmuar se edhe Kanadaja është duke e shqyrtuar rastin e saj. Autoritetet tajlandeze kanë thënë se sauditja do të largohet nga vendi i tyre posa të merret vendimi përfundimtar për statusin e saj.

Qunun kishte udhëtuar në Tajlandë nga Kuvajti për të ikur nga familja e saj për shkak të frikës së do ta vrasin për refuzim të Islamit. Ajo kishte për qëllim të udhëtojë drejt Australisë, por ishte mbyllur në një dhomë të hotelit pasi zyrtarët tajlandezë tentuan ta deportojnë në Kuvajt, shkruan “CNN”


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco