Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Angli, dedektorë gënjeshtrash për azilkërkuesit David Wood në foton brenda

Angli, dedektorë gënjeshtrash për azilkërkuesit

11:39, 11/01/2019
A+ Aa A-

Njerëzit që kërkojnë azil në Britaninë e madhe duhet të provohen në një dedektor gënjeshtrash,  në kuadrin e aplikimit të tyre për azil, thotë ish-shefi i Emigracionit të Britanisë së Madhe, sipas BBC.

Abuzimi me sistemin e azilit është “i përhapur” dhe po përdoret nga emigrantët ekonomikë, tha David Wood. Ai vërejti se teknologjia e re do të ndihmonte për të kapur shenjat e mashtrimit.

Kjo ndodhi pasi Sekretari i Shtetit, Sajid Javid, ngriti pyetjen nëse disa emigrantë që po kalonin Kanalin, ishin azilkërkues të vërtetë.

Home office tha se nuk po po e merrte në konsideratë, përdorimin e dedektorëve të gënjeshtrave në rastet e azilit.

Z.Ëood ishte zv.drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kufitare dhe më vonë, drejtori i Përgjithshëm i Emigracionit në Home Office, para se të tërhiqej në 2015.

Ai e shkroi raportin, që u publikua të premten, për një institutin e pavarur për Studime të Shoqërisë Civile.

Na raport, ai thotë se sistemi aktual po përdoret për lehtësimin e emigrimit ekonomik me deri 15 mijë aplikime për azil çdo vit nga njërëz që në fund nuk japin argumente të vlefshme.

“Shkojmë drejt së vërtetës më shpejt”

Ai sugjeron që një mënyrë  për të dalluar refugjatët e vërtetë nga të tjerët do të ishte përdorimi i teknologjisë së automatizuar për të analizuar aplikimet.

Teknologjia 20-minutshme e cila afron 90% saktësi, do të nxirrte në pah, përgjigjet “e diskutueshme”, kështu që intervistuesit do të mund të fokusoheshin në këto fusha.

“Kjo nuk do të thotë se provohet se aplikanti po gënjen, por për të qënë të bindur se ata po thonë të vërtetën”, - shton ai. – “Kjo mund të kursejë shumë kohë, duke u dhënë mundësinë punonjësve që të mësojnë më shumë të vërteta.

Home Office, e cila tha se nuk e kishte marrë në konsideratë përdorimin e dedektorëve të gënjeshtrave, vërejti se stafi i saj ishte “i trajnuar me rigorozitet” për të marrë vendimet e duhura dhe me cilësi të lartë./SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco