Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Politikani i ekstremit të djathtë Gjerman ‘plagoset rëndë’

Politikani i ekstremit të djathtë Gjerman ‘plagoset rëndë’

10:09, 08/01/2019
A+ Aa A-

Politikani i ekstremit të djathtë në Gjermani, Frank Magnitz, u rrah dhe u plagos rëndë, bënë të ditur zyrtarët.

Lideri i Alternativës për Gjermaninë në Bremen u sulmua nga tre persona në qendër të këtij qyteti, të hënën vonë.

Njerëzit e maskuar e rrëzuan atë pa ndjenja dhe e goditën në kokë, thanë zyrtarë të partisë.

Alternativa për Gjermaninë, parti anti-migrante, ka hyrë në parlament për herë të parë vitin e kaluar dhe ka 94 ulëse. Ajo tani ka përfaqësues në secilin parlament shtetëror të Gjermanisë.

Zëdhënësi i partisë, Jorg Meuthen, postoi në Twitter një fotografi të Magnitzit në spital, duke thënë se ai është lënë "gjysmë i vdekur".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco