Parisi përkujtoi sulmin kundër revistës satirike 'Charlie Hebdo'

Parisi përkujtoi sulmin kundër revistës satirike 'Charlie Hebdo'

07:16, 08/01/2019
A+ Aa A-

Të hënën në Paris u mbajt ceremonia përkujtimore me rastin e 4-vjetorit të sulmit  terrorist kundër revistës satirike franceze "Charlie Hebdo". Po ashtu, edhe në kujtim të viktimave në një supermarket kosher hebre. 17 persona u vranë nga ekstremistë islamikë të armatosur.

Kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo dhe autoritetet drejtuan homazhet për viktimat, krahas drejtorit të revistës "Charlie Hebdo", Laurent "Riss" Sourisseau.

Sulmi ndodhi më 7 janar 2015 në zyrat e revistës "Charlie Hebdo". Dy vëllezër, Said e Cherif Kouachidy vranë 12 persona, ndërsa terroristët u vranë nga policia pas dy ditësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco