Alpet goditen nga ortekët, raportohet për fiktima

Alpet goditen nga ortekët, raportohet për fiktima

04:31, 08/01/2019
A+ Aa A-

Temperaturat e larta dhe moti i acartë kanë shkaktuar vdekjen e shtatë personave gjatë fundjavës së kaluar në Alpe. Pati edhe skiatorë që humbën jetën pasi u përballën me rrezik të lartë ortekësh në Austri, Gjermani dhe Itali.

Dy ortekë të ndarë vranë dy skiatorë gjermanë në malet Vorarlberg të Austrisë. Një tjetër skiator i tretë vdiq në rrethin e Pongau, pranë Salzburgut.

Në Bavari, një skiator vdiq kur një pemë u rrëzua pranë Bad Tölz. Një ortek vrau një grua të re në malet Teisenberg të Bavarisë.

Ndërsa dy alpinistë vdiqën në Alpet italiane.

Niveli i dytë paralajmërues më i lartë i ortekëve është paralajmëruar në Austri dhe në Alpet Bavareze.

Skiatorët janë paralajmëruar për të shmangur skitë jashtë pistës dhe rrugët e mbyllura malore për shkak të rrezikut që i vjen nga ortekët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco