Plas sherri në Itali për emigrantët e bllokuar në det

Plas sherri në Itali për emigrantët e bllokuar në det

11:33, 06/01/2019
A+ Aa A-

Çështja e emigrantëve të kapur në det në bordin e Sea Watch 3 ka shkaktuar krisje mes koalicionit qeveritar të Italisë. Në një deklaratë për mediat, kryeministri Luigi Di Maio u shpreh se qeveria italiane do të mbrojë të gjithë gratë dhe fëmijët që ndodheshin në bordin e anijes.

“Zbrisni në Maltë dhe ne do t'i mirëpresim gratë dhe fëmijët"- tha në deklaratën për shtyp kryeministri Di Maio.

Por deklarata e tij është hedhur poshtë publikisht nga zëvendëskryeministri dhe njëherasi ministri i Brendshëm Matteo Salvini.

"Në Itali askush nuk do të vijë. Për çështjet e emigrantëve vendos unë,”- është shprehur Salvini.

Anija “Sea Watch 3” prej 14 ditësh ka mbetur e bllokuar në hapësirën detare mes Maltës dhe Italisë. Në bordin e saj, ndodhen 49 emigrantë të cilët vijnë nga Libia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco