Loja ‘Arratisja nga dhoma’ vret 5 vajza adoleshente

Loja ‘Arratisja nga dhoma’ vret 5 vajza adoleshente

09:16, 05/01/2019
A+ Aa A-

Pas një zjarri që shpërtheu teksa ato po luanin me lojën "Arratisja nga Dhoma", pesë vajza adoleshente kanë humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Poloninë veriore, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një 25-vjeçar. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, por zyrtarët po kryejnë kontrolle sigurie në çdo dhomë arratisje në Poloni.

Të pesë vajzat që vdiqën ishin 15 vjeçe dhe po festonin ditëlindjen e një shoku.

Presidenti polak Andrzej Duda tha se zjarri ishte një "tragjedi e tmerrshme".

"Zoti qoftë me prindërit dhe të dashurit e tyre", tha ai.

"Arratisja nga Dhoma" është një lojë, ku pjesëmarrësit mbyllen në një dhomë dhe me anë të një çelësi duhet të gjejnë misterin për të dalë jashtë.

Kjo lojë është përhapur me shpejtësi në vitet e fundit. Në Mbretërinë e Bashkuar, numri i këtyre dhomave është rritur ndjeshëm, nga 7 që kanë qenë në 2013 në rreth 1 mijë në 2018. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco