Ekonomia amerikane ‘shpërthen’ edhe në kushtet e luftës tregtare

Ekonomia amerikane ‘shpërthen’ edhe në kushtet e luftës tregtare

08:17, 05/01/2019
A+ Aa A-

Rritja e punësimit ofroi një dozë sigurie pas disa muajsh të trazuar në tregjet financiare amerikane.

Punëdhënësit amerikanë kanë rritur në mënyrë dramatike punësimin në muajin dhjetor.

Për pasojë numrit të të punësuarve i janë shtuar edhe 312,000 vende të reja pune. Ky zhvillim shihet si një shfaqje inkurajuese force për një ekonomi në mesin e një lufte tregtare, ngadalësimit të rritjes globale dhe mbylljes së pjesshme të qeverisë.

Aksionet u rritën së bashku me njoftimet se SHBA-ja dhe Kina do të mbajnë bisedime tregtare javën e ardhshme si dhe komentet e Drejtorit të Bankës Qendrore amerikane Jerome Powell, se institucioni do të jetë fleksibil në gjykimin, nëse do të rrisë normat e interesit.

Ndërkohë zoti Jerome Powell tha të premten se nuk do të japë dorëheqjen, edhe nëse Presidenti Donald Trump do t’ia kërkonte një gjë të tillë. Ai tha se është i përgatitur të jetë i durueshëm në marrjen e vendimit për rritur sërish normat e interesit.

“Nuk ekziston një rrugë e paracaktuar për politikat që duhen ndjekur”, tha zoti Poëell gjatë një konferencë me ekonomistë në Atlanta.

“Do të jemi të duruar të shohim se si evoluon ekonomia”, tha ai.

Këto mesazhe u përshëndetën nga investitorët e tregut të aksioneve, të cilët kanë qenë të shqetësuar rreth sulmeve të përsëritura të zotit Trump ndaj njeriut që ka zgjedhur vetë për të udhëhequr Bankën Qendrore të vendit dhe “marshimit” në dukje të pashmangshëm, për të rritur normat e interesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

.05/01/2019 10:47

Ky po qe eshte shtet. Te dhjefsha evropen qe ne vend te bashkpunonte qe ne fillim, paragjykuan dhe shane ashtu sic dine me mire te bejne politikisht, ah dhe tani duan dhe te marrin meritat, me ane te exportimit te kultures....kultura e karit domethene. I rrofte sorosi

Shto koment

Denonco