VIDEO/ 140 persona ngecin në teleferik në mes të stuhisë së dëborës

VIDEO/ 140 persona ngecin në teleferik në mes të stuhisë së dëborës

07:50, 05/01/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një nga resortet më në zë në botë.

Në një resort në Montana një teleferik i hapur ndaloi më 29 dhjetor rreth orës 12:15 minuta për shkak të një defekti teknik.

Për pasojë, 140 personat që kishin hipur në teleferik mbetën të bllokuar.

Kur u bë e qartë se avaria nuk do të mund të riparohej shpejt, nisi procesi i evakuimit.

Ishte një proces shumë më i vështirë në terren kur skiatorët nisën punën për shpëtimin e udhëtarëve nëpër shkëmbinjtë e rrezikshëm në mënyrë që vizitorët të uleshin në tokë të pa dëmtuar.

Ju sjellim videon dhe shikoni sa e vështirë është misioni i shpëtimit të personave të mbetur lart në qiell në një moment kur as kushtet atmosferike sjanë të favorshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco