Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Evropa mbërthehet nga i ftohti arktik, zbuloni çfarë pritet të ndodhë

Evropa mbërthehet nga i ftohti arktik, zbuloni çfarë pritet të ndodhë

01:44, 05/01/2019
A+ Aa A-

Nëse mendoni se këto janë ditë të ftohta atëherë nuk keni parë gjë akoma.

Evropa do të goditet nga rryma ajrore të ftohta të Arktikut, me sasi të madhe dëbore veçanërisht në pjesët e Gjermanisë dhe Austrisë të shtunën.

Parashikimi i motit i BBC paralajmëroi se reshje dëbore do të ketë edhe në zona të ulëta të Greqisë dhe Turqisë, aktualisht të dominuar nga presioni i ulët atmosferik.

Analisti i BBC Weather, Chris Fawkes, tha se aktualisht, ajri i ftohtë Arktik po ecën mbi të gjithë Evropën lindore, duke shkaktuar temperatura shumë më poshtë mesatares.

Ai tha se këto rryma ajrore do të sjellin shi drejt Greqisë dhe Turqisë, dhe dëborë në lartësi mbi 400 metra. Ai paralajmëroi dëborë edhe në kodrinat e Italisë qendrore dhe jugore. BBC shkruan se temperaturat më e lartë do të jetë 7 gradë në Palermo.

Por ndryshe ndodh në disa pjesë të tjera të Evropës. Koha do të jetë e mirë në Spanjë dhe Portugali, por do të ketë shumë reshje në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

"Moti i ftohtë do të qëndrojë në pjesën më të madhe të Evropës Lindore për një kohë të gjatë akoma", tha Fawkes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco