Panik në tren, theret me thikë 50-vjeçari

Panik në tren, theret me thikë 50-vjeçari

21:13, 04/01/2019
A+ Aa A-

Një burrë rreth të 50 vjeç është therur për vdekje me thikë para udhëtarëve të tmerruar në një tren në Surrey.

Viktima u godit me thikë në orën 12:58 në Guildford në shërbimin e Waterloo të Londrës, njoftoi Policia Britanike e Transportit.

Një dëshmitar tha për BBC se ai kishte qenë i përfshirë në një sherr në tren. Sulmuesi i tij është arratisur dhe është në kërkim nga policia.

Ekipet e emergjencës mbeten në vendngjarje, në fshatin East Horsley dhe ekipet e policisë po kërkojnë zonën përreth për të dyshuarin. Ende nuk është bërë asnjë arrestim.

Momentalisht, treni po mbahet në stacionin Horsley.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco