Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Brexit pa marrëveshje me BE, rrezikon studimet për kancerin dhe ngrohjen globale

Brexit pa marrëveshje me BE, rrezikon studimet për kancerin dhe ngrohjen globale

14:17, 04/01/2019
A+ Aa A-

Udhëheqësit e universiteteve i kanë paralajmëruar deputetët e Britanisë së Madhe që dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të ndikojë negativisht në kërkimet shkencore për metodat e reja të trajtimit të kancerit dhe luftimin e ngrohjes globale.

Organizatat përfaqësuese të më shumë se 150 institucioneve të arsimit të lartë në Britani kanë dërguar letër për qeverinë dhe politikanët për t’i njoftuar se shkëputja pa marrëveshje nga blloku i shteteve evropiane do të shënonte një hap prapa në aspektin akadekim, kulturor dhe shkencor. Sipas tyre, do të nevojiten disa dekada që të mbulohen pasojat e këtij zhvillimi të mundshëm politik.

Në letër thuhet se programet e shkëmbimit të profesorëve, studentëve dhe dijes do të dëmtoheshin seriozisht nga dalja nga BE-ja pa marrëveshje. Përfaqësuesit e botës akademike po kërkojnë nga qeveria që ta shmangë largimin pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian.

Janet Beer, udhëheqës i shoqatës së universiteteve, ka thënë se shkencëtarët dhe profesorët kryesorë të botës mund t’ia kthejnë shpinën Britanisë së Madhe dhe të shkojnë në vendet që kanë qasje në programet e financuara nga Bashkimi Evropian, shkruan “CNN”


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco