Vidhen dhe publikohen të dhënat personale të politikanëve gjermanë

Vidhen dhe publikohen të dhënat personale të politikanëve gjermanë

11:02, 04/01/2019
A+ Aa A-

Hakerët i kanë postuar në internet të dhënat e qindra politikanëve gjermanë, përfshirë të dhënat e kartelave bankare dhe numrat e telefonave personalë. Viktima të këtij sulmi kibernetik janë edhe politikanët e partisë “Linke”.

Të dhënat janë publikuar në një llogari në Tëitter, ndërsa në to shihen edhe adresat e banimit, letrat personale dhe kopjet e letërnjoftimeve, raporton televizioni publik, “ARD”. Në këtë incident janë prekur politikanët e të gjitha partive politike, me përjashtim të partisë së ekstremit të djathtë, “AFD”.

Policia ende nuk ka arritur t’i identifikojë hakerët dhe as ta zbulojë motivin e veprimit të tyre. “Mund të konfirmoj se ka ndodhur një incident”, tha zëdhënësja e partisë “Linke”, duke shtuar se në mesin e politikanëve të prekur është edhe udhëheqësi i grupit parlamentar të partisë, Dietmar Bartch, shkruan “The Guardian”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco