Talibanët kryejnë sulm vdekjeprurës kundër ushtrisë në Afganistan

Talibanët kryejnë sulm vdekjeprurës kundër ushtrisë në Afganistan

20:18, 02/01/2019
A+ Aa A-

Së paku pesë ushtarë afganë u vranë pasi militantët talibanë sulmuan një bazë ushtarake në jug të Afganistanit.

Mohammad Ashraf Watandost, zëdhënës i policisë në qarkun Kandahar, tha se gjashtë ushtarë të tjerë janë plagosur në qarkun Maivand.

Watandost tha se militantët kanë hyrë në bazë përmes një tuneli nëntokësor.

Talibanët e morën përgjegjësinë për sulmin, transmeton rel.

Në një tjetër zhvillim, forcat afgane parandaluan një sulm kundër këshilltarëve ushtarakë italianë në një bazë në provincën Herat.

Noorullah Qadri, komandant i korpusit 207 të ushtrisë, tha se një sulmues u qëllua, ndërsa një tjetër u arrestua.

Afro 900 ushtarë italianë janë pjesë e misionit mbështetës të NATO-s në Afganistan.

Detyra e tyre përqendrohet në trajnimin dhe këshillimin e forcave afgane në katër provinca perëndimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco