Vritet kryetari i bashkisë së...

Vritet kryetari i bashkisë së...

17:49, 02/01/2019

Kryebashkiaku i Tlaxiacos, një qytet në Oaxaca të Meksikës, është qëlluar për vdekje vetëm 2 orë pasi mori detyrën.

Menjëherë pas betimit në detyrën e re, Alejandro Aparicio po shkonte të kryente inspektimin e tij të parë si kreu i qeverisë lokale kur u qëllua për vdekje.

Zyra e prokurorit tha se sulmi me armë ndodhi rreth mesditës, teksa kryebashkiaku sëbashku me këshilltarët dhe stafin e tij po ecte në rrugë pas ceremonisë së betimit.

Aparicio u qëllua në gjoks dhe u dërgua me shpejtësi në spital, por mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin si pasojë e plagëve të rënda. 4 personat e tjerë u plagosën, një prej të cilëve rëndë.

Sipas “RT” ka pasur raportime të ndryshme lidhur me numrin e atentatorëve. Raportimet paraprake thanë se 2 persona hapën zjarr me armë, ndërsa disa burime të tjera thanë se autori ishte 1 dhe ai ishte arrestuar.

Kryebashkiaku Alejandro Aparicio ishte pjesë e partisë së Presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, i cili mori detyrën rreth një muaj më parë.

Dhuna politike ka shënuar rritje vitet e fundit në Meksikë, e cila ka një histori të gjatë të krimeve politikisht të motivuara. Nga Shtatori i vitit 2017 deri në Gusht të vitit 2018 në rang kombëtar janë sulmuar 850 politikanë, 175 prej të cilëve kanë vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment