Xi Jimping: Taivani dhe Kina duhet të bashkohen dhe do të bashkohen

Xi Jimping: Taivani dhe Kina duhet të bashkohen dhe do të bashkohen

08:26, 02/01/2019

Më 1 janar, para 40 vjetësh, Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës publikoi "Mesazhin për Bashkatdhetarët e Tajvanit", ku paraqiti zyrtarisht politikën strategjike për realizimin e bashkimit të atdheut në mënyrë paqësore. Qysh nga kjo kohë, marrëdhënia mes pjesës kontinentale të Kinës dhe Tajvanit ka hyrë në epokën e re.

Më 2 janar, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, kryetar i shtetit i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm në konferencën përkujtimore për 40-vjetorin e publikimit të "Mesazhit për Bashkatdhetarët e Tajvanit", ku shpjegoi në mënyrë gjithëpërfshirëse programin e punës për Tajvanin në epokën e re. Zhvillimi i marrëdhënieve mes dy brigjeve gjendet përpara rasteve të reja!

1. Kemi besim të palëkundur për zgjidhjen e problemit të Tajvanit.

Sipas medias shtetërore kineze, CRI, qysh nga viti 1949, Partia Komuniste e Kinës, qeveria kineze dhe populli kinez e kanë konsideruar zgjidhjen e problemit të Tajvanit dhe realizimin e bashkimit të plotë kombëtar si detyrë të palëkundur historike.

Asnjë person dhe asnjë forcë s'mund të ndryshojnë: Faktin historik dhe ligjor që Tajvani është një pjesë e Kinës dhe të dy brigjet i përkasin një Kine; Ndjenjat e natyrshme kineze dhe identitetin kombëtar kinez të bashkatdhetarëve të të dy brigjeve s'mund të pengojnë:

Prirjen e kohës të gjendjes paqësore dhe të qëndrueshme të ngushticës së Tajvanit dhe të përparimit të zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve; Prirjen historike të forcimit të vendit, të përtëritjes kombëtare dhe bashkimit të dy brigjeve.

2. Kinezë të drejtë

Afër gjeografikisht, por përsëri të ndodhura larg, dy brigjet e ngushticës së Tajvanit ende nuk janë bashkuar. Kjo është plaga e kombit kinez, e mbetur nga historia. Kinezët në të dy brigjet duhet të përpiqen bashkë për bashkimin e vendit dhe për shërimin e kësaj plage. Bashkatdhetarët tajvanezë janë një pjesë e kombit kinez, ata duhet të bëhen kinezë të drejtë dhe t'i kenë bashkimin e vendit dhe përtëritjen e kombit si një mision të lavdishëm.

3. Ëndrra Kineze, e përbashkët për të dy brigjet

Në rrugën e përtëritjes së madhe të kombit kinez, bashkatdhetarët tajvanezë nuk do të mungojnë. Bashkatdhetarët e të dy brigjeve duhet të përpiqen bashkë për realizimin e Ëndrrës Kineze dhe për gëzimin e përbashkët të lavdisë së përtëritjes kombëtare. Problemi i Tajvanit ka lindur nga dobësia e kombit dhe duhet medoemos të përfundojë me përtëritjen e kombit!

4. Eksplorim për projektin e "dy sistemeve"

"Bashkimi paqësor, një vend me dy sisteme" është mënyra më e mirë e bashkimit kombëtar, çka merr parasysh gjendjen e tanishme të Tajvanit dhe është në të mirë të stabilitetit afatgjatë pas bashkimit. Me garantimin e sovranitetit, sigurisë dhe interesave kombëtare, pas bashkimit paqësor do të respektohen në mënyrë të plotë sistemi shoqëror dhe mënyra e jetesës e bashkatdhetarëve tajvanezë. Ndërkohë, do të ruhen në mënyrë të plotë prona personale, besimet fetare dhe interesat e ligjshme të bashkatdhetarëve tajvanezë.

5. Çështjet midis dy brigjeve të ngushticës janë çështje familjare dhe duhet të diskutohen

Mbi bazën e parimit të "Një Kine", nuk ekziston asnjë pengesë për shkëmbimet ndërmjet partive dhe grupeve të ndryshme. Mbi bazën e këmbënguljes së përbashkët në Konsensusin e 2 Nëntorit dhe të kundërshtimit të "pavarësisë së Tajvanit", partitë dhe qarqet e ndryshme mund të caktojnë përfaqesuesit e tyre për të zhvilluar konsultime të thella demokratike lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve midis dy brigjeve dhe të kombit, duke arritur marrëveshje institucionale.

6. Kinezët nuk i godasin kinezët

Ne dëshirojmë të kërkojmë me sinqeritet dhe me përpjekje më të mëdha një perspektivë të integrimit paqësor dhe të ribashkimit, sepse realizimi i ribashkimit në mënyrë paqësore është gjëja më e mirë për banorët e të dy brigjeve. Ne nuk premtojmë mospërdorimin e forcës dhe ruajmë të drejtën e marrjes së masave të duhura kundër ndërhyrjes së jashtme dhe veprimeve të një pjese të vogël të elementëve përçarës të "pavarësisë së Tajvanit", por absolutisht jo kundër bashkatdhetarëve tajvanezë.

7. Kinezët duhet t'i ndihmojnë kinezët

Ne do të vazhdojmë të ndajmë të parët rastet e zhvillimit të pjesës kontinentale me bashkatdhetarët tajvanezë, do t'i trajtojmë njësoj ndërmarrjet dhe bashkatdhetarët tajvanezë dhe do të sjellim më shumë mirëqenie për të gjithë.

Me një atdhe të madh si mbështetje, bashkatdhetarët tajvanezë do të kenë më shumë mirëqenie, do të kenë një hapësirë zhvillimi më të madhe dhe në bashkësinë ndërkombëtare do të jenë më të fuqishëm, më të sigurt dhe me më shumë dinjitet.

8. Mes të afërmve nuk ka mosmarrëveshje që s'mund të zgjidhet

Te kultura kineze gjenden burimi dhe rrënjët e zemrave të bashkatdhetarëve të të dy brigjeve. Pavarësisht se sa shqetësime e pengesa do të hasen, shkëmbimet dhe bashkëpunimi mes bashkatdhetarëve të të dy brigjeve s'mund të ndalen, s'mund të ndërpriten, s'mund të dobësohen.

9. Çështjet e kinezëve duhet të vendosen nga vetë kinezët

Në botë vetëm ka një Kinë dhe zbatimi i parimit të "Një Kine" është norma e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe konsensus i bashkësisë ndërkombëtare. Problemi i Tajvanit është çështje e brendshme e Kinës dhe lidhet me interesat themelore e ndjenjat e popullit kinez dhe s'mund të lejohet ndërhyrja e jashtme./CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco