VIDEO/ Sulm me thikë në Mançester, policia dyshon se…

VIDEO/ Sulm me thikë në Mançester, policia dyshon se…

19:08, 01/01/2019
A+ Aa A-

Therja me thikë e tre personave, mes të cilëve edhe një oficer policie, në stacionin Viktoria në Mançester, mbrëmjen e Vitit të Ri, po trajtohet si një incident terrorist.

Lajmi është konfirmuar nga policia britanike, sipas të cilës, një 25-vjeçar është arrestuar nën akuzën për tentativë vrasjeje.

Dy thika u gjetën në vendngjarje dhe një apartament u kontrollua në zonën e Chetham Hill. Tre të lënduarit janë dërguar në spitalin më të afërt, me plagë serioze, por që nuk kërcënojnë jetën e tyre.

Stacioni i trenit Viktoria u rihap pas incidentit. Sipas policisë, që e deklaroi sulmin një incident kritik, nuk ka të dhëna që sugjerojnë se mund të ketë ndonjë rrezik më të madh.

Incidenti ndodhi ndërsa me qindra njerëz po festonin ardhjen e Vitit të Ri dhe pavarësisht panikut fillestar, spektakli i fishekzjarreve në sheshin Albert, në Mançester, vijoi normalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco