Largimi nga Siria, Trump katër muaj kohë për tërheqjen e trupave

Largimi nga Siria, Trump katër muaj kohë për tërheqjen e trupave

18:18, 01/01/2019
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka dhënë katër muaj kohë Pentagonit, për të mundësuar largimin përfundimtar të 2000 trupave amerikane nga Siria.

Gjatë takimit të zhvilluar në Irak me gjeneralin Gen. Paul J. LaCamera, që kryeson misionin në luftën kundër ISIS, Trump tha se do të duheshin disa muaj për të siguruar një tërheqje të ngadaltë.

 Sipas komandatit, kjo është e nevojshme në mënyrë që trupat të jenë të mbrojtura nga çdo rrezik i mundshëm.

“Ne e kemi mundur ISIS-in në Siri, që ishte arsyeja ime e vetme për të qenë atje gjatë Presidencës sime”, shkroi Trump në tëitter.

Menjëherë pas këtij vendimi senatori republikan Lindsey Graham garantoi se presidenti amerikan mbetet i angazhuar në luftën kundër shtetit islamik në Siri, pavarësisht planeve të tij për tërheqjen e trupave nga vendi i trazuar.

Më 19 dhjetor, kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi largimin e rreth 2000 trupave, me argumentin se ISIS-i tashmë është mposhtur.

Por lajmi nuk u prit mirë nga kritikët të cilët e hodhën poshtë këtë pretendim e kembengulën se një lëvizje e tillë mund të çojë në një ringjallje të grupit të dhunshëm ekstremist.

SHBA dhe aleatët e saj kanë bombarduar vendet të cilat ata i quajnë pozicionet e ISIS në Siri që nga shtatori 2014.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco