Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Viti i ri, dy të vdekur në Holandë, dhjetëra të plagosur në Itali nga fishekzjarret

Viti i ri, dy të vdekur në Holandë, dhjetëra të plagosur në Itali nga fishekzjarret

14:41, 01/01/2019
A+ Aa A-

Dy persona kanë vdekur në Holandë në aksidente nga përdorimi i fishekzjarreve gjatë natës së Vitit të Ri.

Një person humbi jetën në një shpërthim të shkaktuar nga fishekzjarret në Enschede, ndërsa një tjetër në Friesland afër detit Wadden.

Hetimet për këto dy ngjarje vazhdojnë ende dhe nuk është mbërritur ende në ndonjë përfundim.

Festime ka pasur pothuaj  edhe në të gjitha sheshet e Italisë dhe pavarësisht ndalimeve nuk kanë munguar aksidentet nga përdorimi i fishekzjarreve artizanale.

Në province e Milanos, një i ri ndodhet në gjendje të rëndë pas humbjeve të duarve dhe plagosjes në kokë, ndërsa në Napoli sipas bilancit të policisë të plagosurit kanë qenë 37 persona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco