Twitteri që alarmoi botën gjatë festimeve të Vitit të Ri

Twitteri që alarmoi botën gjatë festimeve të Vitit të Ri

13:07, 01/01/2019
A+ Aa A-

Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që mbikëqyr arsenalin bërthamor të Amerikës kërkoi ndjesë për një postim në Twitter, ku thuhej se ishte gati për ‘të lëshuar diçka shumë herë më të madhe’ se topi në Times Square të New York.

Mesazhi, i postuar mbrëmjen e ndërrimit të viteve, shoqërohej nga një video ku shfaqej një bombardues B-2, që lëshonte armë.

Komanda Strategjike e fshiu postimin, duke e zëvendësuar atë me një tjetër, kur kërkonte ndjesë dhe e cilësonte ‘pa vend’. Megjithatë, incidenti shkaktoi jo pak zemëratë në internet.

Sipas BBC, postimi u bë disa orë përpara hedhjes së përvitshme të topit, në majë të One Times Square, një qiellgërvishtëse në New York, që shënon nisjen e vitit të ri.

Tradita nisi në vitin 1907. Një top i madh i shndërritshëm zbret nga 43 metra lartësi, 60 sekonda para mesnatës, duke arritur poshtë me nisjen e vitit të ri.

Në postimin e Komandës Strategjike shkruhej:

‘Tradita në TimesSquare nis në New York me hedhjen e topit të madh… nëse do të jetë ndonjëherë e nevojshme, ne jemi gati për të hedhur diçka shumë, shumë më të madhe’.

Kritikët nuk u kursyen dhe e dënuan ashpër Komandën. Ish-kreu i Zyrës Amerikane të Etikës, Walter M Shaub Jr, shkruajti:

‘Çfarë maniakësh po e drejtojnë këtë vend?’

Komanda Strategjke Amerikane është një prej 10 komandave të unifikuara në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes. Ajo ndodhet në Bazën Ajrore Ushtarake Offutt, në Nebraska.

Slogani i Komandës është ‘Paqja është profesioni ynë’, që në mënyrë ironike u përdor gjithashtu si hashtag në postimin në fjalë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco