Sulm kibernetik mbi shtypin amerikan, trazira në shpërndarjen e gazetave

Sulm kibernetik mbi shtypin amerikan, trazira në shpërndarjen e gazetave

08:58, 30/12/2018
A+ Aa A-

Disa gazeta amerikane patën probleme të mëdha në shtypjen e tyre dhe në shpërndarje të shtunën për shkak të një sulmi kibernetik. Kështu njoftuan mediat amerikane.

Sulmi bëri që të vonohej shpërndarja e The Los Angeles Time, Chigago Tribune, Baltimore Sun dhe titujve të tjera që i përkisnin “Tribune Publishing”.

Kompania tha se e zbuloi virusin së pari të premten, kur goditi gazetat që shtypeshin në të njëjtën fabrikë.

Sulmi dyshohet se ka ardhur nga jashtë SHBA-së, sipas Los Angeles Times.

Gazetat e Bregut Perëndimor të Wall Stress Journal dhe The News York Times, që kanë të njëjtën platformë prodhimi në Los Angelos, u prekën gjithashtu.

“Ne besojmë se synimi i sulmit ka qënë të dëmtojë infrastrukturën, më saktësisht serverat, sesa të synonte të vidhte informacionin”, tha një burim anonim që kishte informacion mbi sulmin.

Hetuesit e Byrosë Federale të Hetimeve nuk dhanë asnjë informacion për momentin. /SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco