VIDEO/ Dënohet me 3 vite burg pasi ngacmoi seksualisht majmunin

VIDEO/ Dënohet me 3 vite burg pasi ngacmoi seksualisht majmunin

06:47, 30/12/2018
A+ Aa A-

Ngacmimet seksuale janë të dënuara me ligj në të gjithë botën. Por rasti që do raportohet tani është krejtësisht i veçanyë.

Një gjykatë egjiptiane ka dënuar një grua 25 vjeçare me tre vjet burg për 'ngacmimin seksual' të një majmuni në veri të vendit, njoftoi të premten e përditshmja e shtetit, "Al-Ahram".

Ajo u arrestua në tetor, pasi një video 90 sekondash e incidentit u bë virale në internet, veçanërisht midis të rinjve dhe studentëve.

Videoja tregon 25 vjeçaren  duke qeshur duke prekur gjenitalet të një majmuni në një dyqan në qytetin e Deltës së Nilit.

Gruaja rrëfeu në gjykatë për incidentin, por tha se ajo nuk donte të bënte një akt të pahijshëm dhe se thjesht kishte gudulisur majmunin.

Video u bë hit në rrjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco