Protesta masive në Serbi, kërkohet largimi i qeverisë

Protesta masive në Serbi, kërkohet largimi i qeverisë

02:19, 30/12/2018
A+ Aa A-

Mijëra protestues antiqeveritar u mblodhën të shtunën në Beograd për të demonstruar kundër dhunës politike ndërsa kërkuan edhe dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç.

Turma parakaloi para institucioneve më të rëndësishme, përfshirë edhe parlamentin, ndërtesën e qeverisë por edhe atë të televizionit publik serb, duke fishkëllyer dhe me parulla kundër qeverisë dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Protesta me sloganin “Një nga pesë milionë”, që filloi katër javë më parë me moton “stop këmishëve të përgjakura”, ishte e katërta me radhë që kur ndodhi një sulm mbi Borislav Strefanoviçin, udhëheqës i partisë së vogël E Majta serbe.

Ai ishte sulmuar nga një grup burrash me maska të zeza më 23 nëntor në Krushevc, një qytet në jug të Serbisë dhe kishte pësuar plagë të lehta, shkruan VOA.

Kërkesa për shkarkimin e ministrit të Brendshëm pasoi pohimet e tij se në protestën e 22 dhjetorit kishin marrë pjesë 5 mijë veta, ndërsa organizatorët thonë se në të morën pjesë 35 mijë deri në 40 mijë protestues.

Veprimtarët e opozitës thonë se presidenti Vuçiç është një autokrat dhe e cilësojnë partinë e tij të korruptuar. Ata thonë se presidenti Vuçiç, kontrollon pjesën më të madhe të medieve në Serbi, gjë që i siguron atij përparësi të padrejtë. / VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco