Nuk ndalen, 'jelek e verdhë' protestojnë sërish

Nuk ndalen, 'jelek e verdhë' protestojnë sërish

02:07, 30/12/2018
A+ Aa A-

Protestat në Francë nuk kanë të ndalur. ‘Jelekët e verdhë’ në Francë kanë dalë sërish në protestë. Për të shtatën javë ata kanë pushtuar sërish rrugët e Parisit duke kundërshtuar qeverinë e Macron.

Protesta e kësaj të shtune është shoqëruar me përleshje me forcat e policisë që lëshuan gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Mediat franceze shkruajnë se këtë të shtunë protestuesit ishin më të paktë në numër krahasuar me javët e kaluara dhe vetëm grupe të vogla kanë protestuar në Paris, por edhe në disa qytete të tjera.

Numri më i vogël vjen si shkak i festave të fundvitit. Kujtojmë se protesta e Francës nisi pa organizatorë dhe shkak pati rritjen e çmimit të naftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco