VIDEO/ I paharrueshmi Spiderman i Parisit, a e dini çfarë i ka ndodhur tani? Ndiqeni...

VIDEO/ I paharrueshmi Spiderman i Parisit, a e dini çfarë i ka ndodhur tani? Ndiqeni...

09:47, 29/12/2018
A+ Aa A-

Kushdo e kujton aktin heroik të refugjatit nga Mali, të shtunën e 26 majit në Paris: Ai u ngjit me një hov të paparë në katet e larta të një ndertese për t’i shpëtuar jetën një fëmije të vogël. Aktin e tij e përshëndeti gjithë bota, videoja e tij qe më e shikuara e vitit 2018. Ai u nderua dhe u prit nga Presidenti i Francës,  Emmanuel Macron, por atë e adhuroi dhe respektoi e gjithë bota.

Këto kohë, të tjera gjëra kanë ndodhur me të. Të bukura, natyrisht. Së pari, gjithçka është pasqyruar në një këngë nga këngëtari dhe humoristi Saga Love.

Në këngën “The Black Spider" (Saga Love - L'araignée Noire), ai këndon: Ai kacavaret....kati i parë, kati i dytë, kati i tretë, kati i katërt....” deri në një kat të 12 të imagjinuar.

Kënga po ashtu i kushtohet Lassana Bathily, që në janar të 2015 fshehu klientët e tij nga një burri i armatosur, që sulmoi supermarketin ku ai punonte në Paris. Ashtu si Gassama, edhe Bathily është nga Mali dhe i kanë dhënë shtetësinë franceze pas veprimit të tij trimëror.

Gassama, dy javë pas aktit të tij, u rikthye në Mali me ftesë të presidentit të vendit të tij. Atje ai takoi babanë e tij, për herë të parë që nga viti 2011, kur ai kishte emigruar në Evropë në moshën 15-vjeçare duke udhëtuar përmes Afrikës së Veriut e Mesdheut për të kërkuar një jetë të re me mundësira.

Vizita në kryeqytetin e Malit, Bamako, ishte e para e babait të Gassama, që kishte mbërritur aty nga fshati i tij.

Gassama tani ka përparuar shumë me punën e tij të re, por nuk dihet çfarë do bëhet kur të përfundojë kontrata 10-mujore e punës. Ai  është larguar nga hoteli në lindje të Oarisit  ku banonte atë kohë dhe falë nënshtetësinë franceze dhe punës së re, ka arritur të marrë me qera një apartament. /ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco