VIDEO/ Mbi 1000 lëkundje tërmeti, nga shpërthimi i frikshëm i Etnas

VIDEO/ Mbi 1000 lëkundje tërmeti, nga shpërthimi i frikshëm i Etnas

12:18, 26/12/2018
A+ Aa A-

Vullkani Etna në Siçili është nga vullkanët më të lartë e aktivë në Europë.

Rizgjimi i aktivitetit të tij i regjistruar gjatë orëve të fundit është motivi i tërmetit të fuqishëm prej 4.8 ballë që goditi gjatë natës së shkuar mjaft komuna siçiliane dhe sipas ekspertëve lëkundje të reja tërmeti mund të verifikohen në vijim.

Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka informuar se është regjistruar një rizgjimi i aktivitetit të fortë sizmik të vullkanit Etnas në ora 8.50 të mëngjesit të datës 24 dhjetor.

Në tre orët e para të ditës janë regjistruar rreth 150 lëkundje tërmeti e më të fuqishmit janë lokalizuar në zonën  Piano Pernicana, Monte Palestra e Zafferana Etnea.

Aktiviteti sizmik i Etnas është shoqëruar me lëshimin e hirit vullknanik nga krateri veri-lindor i vullkanit i cili është bërë i dendur rreth mesditës së 25 dhjetorit duke detyruar mbylljen për disa orë të aeroportit të Catanias.

Brenda 24 orëve janë regjistruar mbi 750 lëkundje tërmeti e gjatë 48 orëve të fundit mbi 1000 lëkundje të tilla.

Etna vazhdon të jetë mjaft aktivë e ekpsertët e vullkanologjisë kanë verifikuar krisje në kraterit të vullkanit, i cili ka shkaktuar daljen e llavës në pjesën perëndimore të tij.

Rjedha e llavës ka vazhduar dhe gjatë paradites së 25 dhjetorit duke përfshirë territorin e luginës Valle del Bova.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco