Kapo i dyshuar i mafias napolitane u arrestua natën e krishtlindjeve

Kapo i dyshuar i mafias napolitane u arrestua natën e krishtlindjeve

09:00, 26/12/2018
A+ Aa A-

Ai u kishte ikur hetuesve disa javë më parë. Arratisja e Giovanni Gentile, 34 vjeç, më në fund ka përfunduer në prag të Krishtlindjes. Ky udhëheqës i dyshuar i klanit të Camorra, mafia e famshme napolitane, u arrestua në vendin e tij të fshehur nga policia italiane në mes të darkës tradicionale të festës

Ai besohet të jetë shefi i klaneve të rajonit të Agerolës, një qytet i vogël në metropolin e Napolit që mbikëqyr brigjet e famshme të Amalfi, siç shpjegohte ne  “Il Mattino”.

Njëzet anëtarë të Stacionit Policor të Castellammare di Stabia, një qytet bregdetar pranë vendndodhjes arkeologjike të Pompei, u shpërngulën ditën e parë rreth orës 22:00 në vendin e fshehur ku ishte duke ngrënë mafiozi I  dyshuar.

Më 5 dhjetor, Giovanni Gentile I shpetoi një operacion policor që rezultoi në arrestimin e 13 personave, duke përfshirë katër grupe të tjera të dyshuara lokale të Camorra të akuzuar për grabitje, por edhe sipërmarrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco