VIDEO shokuese/ Në një kopsht zoologjik në Kinë, gomarin e hedhin në gojën e tigrave...

VIDEO shokuese/ Në një kopsht zoologjik në Kinë, gomarin e hedhin në gojën e tigrave...

08:44, 26/12/2018
A+ Aa A-

Në videon e postuar në YouTube, ju shihni dy punonjës të kopshtit zoologjik "Yancheng Wild Animal World" të Changzhou, duke marrë gomarin peshë dhe duke e hedhur poshtë në një hendek plot me ujë, në zonën e tigrave.

Sulmi i grabitësve ishte i shpejtë dhe i përgjakshëm.

Gomari përpiqet në çdo mënyrë që të shpëtojë, por nuk ka shanse, sulmi nuk i lë shpresa të shpëtojë shuhet ngadalë dhe  dhimbshëm.

Filmimi shumë mizor,  u bë të hënën e kaluar.

Në faqet kineze (dhe jo vetëm) është ndarë dhe komentuar mijëra herë.

Në një deklaratë zyrtare, të botuar në faqen e internetit kineze "Sina Weibo", thuhet se njerëzit që i dhanë gomarin e gjallë tigrave, ata e bënë "për të protestuar kundër atyre që kujdesen për menaxhimin e kopshtit zoologjik".

Duket se ka një mosmarrëveshje midis pronës së kopshtit zoologjik dhe një kompanie së punonjësve,  e cila çoi në ngrirjen e aseteve të strukturës së kopshtit zoologjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Asd26/12/2018 12:09

Duhen hedhur tek tigrat edhe dy punetoret qe hodhen gomarin.

Shto koment

Denonco