Siria akuzon Izraelin për sulme ajrore gjatë natës

Siria akuzon Izraelin për sulme ajrore gjatë natës

06:52, 26/12/2018
A+ Aa A-

Shpërthime me zë të lartë janë dëgjuar afër kryeqytetit sirian Damasku gjatë natës, në atë që ushtria siriane thotë se ishin sulme ajrore izraelite në një depo armësh.

Një zyrtar ushtarak sirian tha për mediat shtetërore se depoja u godit dhe tre ushtarë u plagosën. Siria tha se shumica e raketave u kapën duke shmangur shpërthime të fuqishme.

Izraeli nuk ka konfirmuar sulmet. Ai tha se aktivizoi sistemet e mbrojtjes ajrore për të shembur një raketë siriane.

Nuk pati viktima apo dëmtim të pronës në Izrael, thanë ushtarët.

Të shtunën vonë, media shtetërore e Sirisë publikoi pamjet e një objekti që lëvizte rreth Damaskut duke u kapur.

Pastaj dëgjohet një shpërthim i fuqishëm, i ndjekur nga shpërthimi i granatave të artilerisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco