Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

FOTO/ Përplasen dy karroca me kuaj, plagosen 20 persona

FOTO/ Përplasen dy karroca me kuaj, plagosen 20 persona

23:45, 25/12/2018
A+ Aa A-

Rreth 20 persona u plagosën, dy prej tyre me lëndime serioze, kur dy karroca me kuaj u përplasën gjatë një ekskursioni në Ditën e Krishtlindjes.

Ngjarja ndodhi në Gjermani dhe sipas agjencisë së lajmeve DPA, e cila citon policinë në Bavari jugore thotë se të dy karrocat kishin secila nga 10 pasagjerë.

Një prej të plagosurve u dërgua në spital me helikopter. DPA thotë se drejtuesi i një prej karrocave u dëmtua rëndë gjatë aksidentit.

Mes të plagosurve kishte edhe fëmijë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco