Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Britania e Madhe i shpall ‘luftë’ dronëve, ja masat e marra

Britania e Madhe i shpall ‘luftë’ dronëve, ja masat e marra

15:05, 25/12/2018
A+ Aa A-

Ministri i sigurisë ka thënë se sistemet hetuese do të instalohen në tërë vendin për ta luftuar kërcënimin nga dronët, kur ata vërehen afër pistave të aeroplanëve. Ky vendim vjen disa ditë pas shfaqjes së dronëve të dyshimtë në aeroportin “Gatwick”, të cilët kanë shkaktuar shumë frikë dhe anulim të fluturimeve.

Ministri Ben Wallace tha se ata që i përdorin dronët në mënyrë të pakujdesshme ose për qëllime kriminale duhet të përgatiten për dënimet më të ashpra. Lidhur me këtë incident ishin arrestuar dy persona, por të cilët ishin liruar më pas në mungesë të provave.

Rreth një mijë fluturime ishin anuluar për 36 orë të kaosit në aeroportin “Gatwick” javën e kaluar. Aeroporti ka shpenzuar pesë milionë funte që nga java e kaluar për blerjen e pajisjeve që parandalojnë incidente të tilla në të ardhmen.

Qeveria ka marrë masa më të rrepta për pronarët e dronëve. Nga nëntori i ardhshëm, pronarët e dronëve më të rëndë se 250 kilogramë duhet të regjistrohen në Autoritetin e Aviacionit Civil dhe t’i nënshtrohen një testi të sigurisë, shkruan “BBC


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco