Azilkërkuesi nga Eritrea i gjen 16 mijë e 500 frangat e humbura, plakut zviceran

Azilkërkuesi nga Eritrea i gjen 16 mijë e 500 frangat e humbura, plakut zviceran

14:44, 25/12/2018
A+ Aa A-

Me 16 mijë e 500 franga, të cilat i kishte tërhequr në bankë dhe i kishte ruajtur në një qese plastike, një burrë i moshuar donte të blinte një makinë këtë pranverë. Por në tregun e makinave në Winterthur ai i humbi paratë e kursyera. Por, qe me fat.

Një azilkërkues nga Eritreja i gjeti paratë dhe i dorëzoi në zyrën e sendeve të humbura. Përveç shpërblimit, azilkërkuesi fitoi edhe 500 franga. E ky është raportuar nga «Sonntagszeitung», shkruan albinfo.ch.

Michael Loetscher, shes i zyrës së sendeve të humbura në Winterthur, tregon se shpesh ndodh që njerëz më të varfër dorëzojnë paratë e gjetura në zyrën e tyre. Shpesh, madje edhe kuletat bosh dorëzohen në zyrë. Megjithatë, ai ishte i habitur se sa njerëz të ndershëm ekzistojnë.

Një sondazh i kryer nga “Sonntagszeitung” tregon se në zyrat zvicerane të sendeve të humbura pothuajse çdo muaj dorëzohen para të sasive të ndryshme. Shumica e këtyre janë shuma që variojnë nga njëzet në disa qindra franga.

Dy vjet më parë, një holandez 49-vjeçar gjeti 28 mijë euro në Zvicër. Një punëtor në Luzern hasi 50,000 franga. Në stacionin e fundit të një tramvaj në Bazel, pak më shumë se tri vjet më parë, 144 mijë franga u gjetën në një qese. Falë njerëzve të ndershëm, paratë u kthyen pronarëve në të gjitha rastet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco