Fouristrada futet në krah të kundërt, përplaset me autobusin, ka viktima

Fouristrada futet në krah të kundërt, përplaset me autobusin, ka viktima

14:39, 25/12/2018
A+ Aa A-

1 person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur të martën pasi një mjet tip fouristradë u fut në drejtimin e kundërt të rrugës duke u përplasur me një autobus pasagjerësh.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit në Ordu të Turqisë. Në aksident humbi jetën shoferi i fouristradës, ndërsa të plagosur mbeten 10 pasagjerë të autobusit. Të plagosurit u dërguan me shpejtësi në Spitalin e Ordusë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Dëshmitarët okularë thanë se kishte diçka që nuk shkonte me drejtuesin e fouristradës, duke ngritur dyshimet edhe për një vetëvrasje të mundshme. Shoferi i një fugoni me nxënës shkolle tha se i kishte shpëtuar përplasjes me fouristradën në momentet e fundit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e shkaqeve të aksidentit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco