Krishtlindjet, Papa shpreson tek vëllazëria për palestinezët, sirianët... Afrikën, Jemenin, Ukrainën

Krishtlindjet, Papa shpreson tek vëllazëria për palestinezët, sirianët... Afrikën, Jemenin, Ukrainën

12:46, 25/12/2018
A+ Aa A-

Kryefjala e Papa Françeskut sot në mesazhin e tij të Krishtlindjes nga sheshi Shën Pjetër në Vatikan ka qënë "vëllazëria".  Papa e cilësoi “dëshirën e tij për një Krishtlindje të lumtur” si një “dëshirë për vëllazëri” gjatë mesazhit të tij të Krishtlindjes “Urbi et Orbi”, përcjell Syri.net.

Për këdo që ishte i pranishëm fizikisht në sheshin e Shën Pjetrit dhe të gjithë ata që po e ndiqnin në media, Papa ripërtëriu këngën e ëngjëllit: “Lavdi Perëndisë, në më të lartin...” dhe ftoi të gjithë “ta ndanin këtë mrekulli” siç bënë barinjtë në heshtje “në gjunjë dhe në adhurim”.

Zoti është një Baba i mirë

Mesazhi i Krishtlindjeve flet për një fëmijë, që erdhi të na thotë “Perëndia është një Baba i mirë dhe ne jemi të gjithë vëllezër dhe motra”, tha Papa Françesku. Pa dhuratën e Jezuit, të vëllazërisë, ajo çfarë ne do të ndërtonim përveçse me fjalë do të ishte “shpirtra dhe boshllëk” tha ai. Për këtë arsye, dëshira imë për një Krishtlindje të lumtur është një dëshirë për vëllazëri.”

Papa Françesku tha se dëshiron vëllazëri mes individëve, pavarësisht nga kombi, kultura, ideologjia apo feja. “Jezu Krishti” zbuloi fytyrën e Perëndësisë nëpërmjet një “fytyre njerëzore”.

Për palestinezët dhe izraelitët, Papa dëshiron rifillimin e dialogut dhe rrugën drejt paqes, për t’i dhënë fund konfliktit 70-vjeçar në vendin e zgjedhur nga Zoti për të treguar fytyrën e tij të dashurisë.

Për sirianët, ai dëshiron që ata të mund të gjejnë vëllazëri pasi viteve të gjata të luftës dhe se nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëta, ata që janë arratisur të mund të kthehen në vendin e tyre.

Për Jemenin, shpresa se armëpushimi do të mbajë dhe do të sjellë lehtësim për popullin dhe fëmijët e tij të lodhur nga lufta dhe uria.

Për Afrikën, një agim të ri të vëllazërisë që ngrihet mbi tërë kontinentin.

Për Gadishullin korean, u lut për konsolidimin e vëllazërisë të vënë në lëvizje këtë vit.

Po ashtu, Papa tregoi shpresat për venezuelianët, ukrainasit, nikaraguanët, për ata që vuajnë nga kolonianizimi, për minoritetet që festojnë Krishtlindjet në situata armiqësore dhe në fund, u lut që "Fëmija" në grazhd të mund të vëzhgonte mbi të gjithë fëmijët e botës, m mbi çdo person të dobët, të prekshënm dhe të braktisur.

Ai shpreson që të gjithë të mund të marrin paqe dhe ngushëllim, sepse nëpërmjet lindjes së Shpëtimtarit, ne e dimë se jemi të dashur për Atin Qiellor, që të mund të kuptojmë se jemi vëllezër e motra dhe të jetojmë si të tillë.”/ar.sh/SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco