Pas cunamit, banorët e Indonezisë paralajmërohen për rrezikun e ri

Pas cunamit, banorët e Indonezisë paralajmërohen për rrezikun e ri

03:56, 25/12/2018
A+ Aa A-

Indonezia ndoshta po përjeton ditët më të këqija të historisë së vet. Pas një cunami të fuqishëm i cili vrau qindra persona dhe plagosi mijëra të tjerë tani kërcënohet nga një tjetër rrezik.

Banorët e ishullit vullkanik të Indonezisë, Anak Kraktau, janë paralajmëruar që të qëndrojnë larg bregdetit për shkak të shqetësimeve se ata mund të përballen me një cunami të ri.

Të shtunën, valët gjigante të detit kanë goditur zonat bregdetare të ishujve, Sumatra dhe Java duke lënë të vdekur të paktën 281 persona dhe duke plagosur 1,016 të tjerë.

Sipas raportimeve, ka mundësi që vullkani është aktivizuar si pasojë e disa rrëshqitjeve të dheut nën det, të cilat kanë rezultuar me valë vrasëse.

Ndërkohë të dielën ishulli vullkanik Anak Kraktau ka shpërthyer sërish duke hedhur tym dhe hi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco