Shërbimet sekrete vënë alarmin, Al kaeda po planifikon sulme në aeroporte

Shërbimet sekrete vënë alarmin, Al kaeda po planifikon sulme në aeroporte

02:11, 25/12/2018
A+ Aa A-

U bënë të famshëm për sulmin e 11 shtatorit në vitin 2001ku rrëzuan du kullat e industrisë. Al Kaeda po rritet sërish dhe këtë herë më e fuqishme se hërn e parë.

Rrjeti militant, Al-Kaeda, po planifikon të ndërmarrë sulme terroriste ndaj disa pikave aeroportuale dhe aeroplanëve për udhëtarë në vitin 2019.

Ministri britanik për Sigurinë, Ben Uolles, duke cituar shërbimet informative britanike, tha të hënën se grupi terrorist ka arritur të zhvillojë metoda të reja për të futur kontrabandë në aeroporte lëndë shpëthyese që mund të përdoren për bomba artizanale të cilat aktivizohen gjatë fluturimit.

Al-Kaida është përtërirë dhe tani po riorganizohet në mënyra të reja. Aviacioni mbetet një rrezik real dhe sulmet me avionë përceptohen si një lloj trofeu lavdie. Në vitin 2019 duhet të tregohemi vigjilentë ndaj Al-Kaidës.

Al-Kaida mendohet se ka ngritur një rrjet prej 40 mijë luftëtarsh xhihadistë në të gjithë botën, ndërsa sipas një zyrtari të Kremlinit, fitimet mujore të grupit llogariten nga 26 deri në 53 milionë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco