VIDEO & FOTO/ Etna ‘zgjohet’ në vigjilje të Krishtlindjes, ‘shkundet’ Siçilia nga 130 lëkundje

VIDEO & FOTO/ Etna ‘zgjohet’ në vigjilje të Krishtlindjes, ‘shkundet’ Siçilia nga 130 lëkundje

21:15, 24/12/2018
A+ Aa A-

Vullkani më aktiv i Europës ka vendosur “të rizgjohet” në këtë vigjilje Krishtlindjeje. Vullkani në malin Etna të Siçilisë, në Italinë jugore, ka shpërthyer këtë të hënë, ndërsa zyrtarët italianë kanë raportuar edhe për mbi 130 lëkundje sizmike me magnitudë deri në 4.3 të shkallës Rihter.

Observatori i malit Etna njoftoi se llava ka nxjerrë krye nga një “frakturë” e re në kraterin në pjesën juglindore të malit. Një vullkanolog lokal tha se ky është “shpërthimi i parë anësor” i Etnës në më shumë se një dekadë.

    Hiri vullkanik mbuloi fshatrat përreth, ndërsa avionët që kishin për destinacion aeroportin e Katanias janë ndalur përkohësisht, me aeroportin që u rihap pak më vonë për të lejuar uljen e vetëm 4 avionëve në një orë, përpara se të njoftonte rikthimin në normalitet rreth orës 20 të mbrëmjes.

    Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua pranë Etnës mëngjesin e sotëm. Ndërkohë, një video e filmuar nga një largësi prej 2.5 km nga vullkani, që pikën më të lartë e ka vetëm 3.350 metra, tregon përhapjen e shpejtë të hirit vullkanik.

    Banorëve në krah të malit u është dhënë urdhri i menjëhershëm i evakuimit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco