Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Interpol jep alarmin: Një ISIS i dytë mund të shfaqet në Europë

Interpol jep alarmin: Një ISIS i dytë mund të shfaqet në Europë

12:22, 24/12/2018
A+ Aa A-

Sekretari i përgjithshëm i Interpolit Jurgen Stock, ka alarmuar mbi një valë të re potenciale të terrorizmit radikal islamik.

Ai tha se islamistët që do të lirohen nga burgu mund të paraqesin një kërcënim të ri terrorist për Europën.

Stock tha se kërcënimi vjen nga dy palë: xhihadistët që vijnë nga lufta në Lindjen e Mesme dhe nga përkrahësit që ishin burgosur për të mbështetur Shtetin Islamik, por u dënuan me pak vite burg, raporton Die Welt.

“Së shpejti do të hasnim një valë të dytë të individëve të tjerë të lidhur me ISIS ose të radikalizuar që mund ta quani ISIS 2.0.

Shumë prej tyre dyshohen se janë terroristë apo janë të lidhur me grupe terroriste, siç janë mbështetësit të cilët janë duke u përballur ndoshta dy deri në pesë vjet burg.

Për shkak se ata nuk ishin dënuar për një sulm terrorist konkret, por vetëm për mbështetje për aktivitetet terroriste, dënimet e tyre ndoshta nuk janë aq të rënda”, tha sekretari i Interpolit.

Kështu, Stock ka shprehur shqetësimin e mbështetësit e ISIS do të lirohen në vitet e ardhshme dhe mund të bëhen sërish pjesë të grupeve terroriste.

Edhe Ministri i Sigurisë në Britani të Madhe, Ben Wallace tha se Al-Kaida po planifikon sulme ndaj aeroporteve dhe avionëve dhe madje planifikon të përdorë avionë të mbushur me eksploziv për të ulur objektivat në një përpjekje për t’u bërë sërish organizata terroriste më e frikshme në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco